Mustafa ironizon me arrestimin e Mujecit: Prishtina dhe Tirana në qiell ishin të ndara, por në tokë u bashkuan nga narkotrafikantët e VV-së
Besian Mustafa i LDK-së ka ironizuar në lidhje me raportimet për arrestimin e Besnik Mujecit, asamblist i VV-së, i cili dyshohet se ka transportuar drogë në Shqipëri. Mustafa ka thënë se “Prishtina dhe Tirana në qiell ishin të ndara, por në tokë u bashkuan nga narkotrafikantët e VV-së”. “Asambleisti i VV-së në Prishtinë, i emëruar […]
Besian Mustafa i LDK-së ka ironizuar në lidhje me raportimet për arrestimin e Besnik Mujecit, asamblist i VV-së, i cili dyshohet se ka transportuar drogë në Shqipëri.
Mustafa ka thënë se “Prishtina dhe Tirana në qiell ishin të ndara, por në tokë u bashkuan nga narkotrafikantët e VV-së”.
“Asambleisti i VV-së në Prishtinë, i emëruar nga partia e tij aksionar në Stacionin e Autobusëve, përdorte këta autobusë për të trafikuar narkotikë drejt Tiranës, ku dhe u arrestua i zënë me 10.000 doza droge! 10.000!!!”, tha Mustafa.
Ndryshe, në Shqipëri janë arrestuar pesë persona, ndër ta dyshohet se edhe Mujeci i VV-së, të cilëve u janë sekuestruar 10 mijë doza të drogës ekstazi.















