Mustafa iu bën thirrje qytetarëve: Më 7 qershor merreni vendimin që bën ndryshimin që vendi ynë po e pret tash e 6 vite

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Nderim Mustafa, u ka bërë thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e 7 qershorit të mbështesin Partinë Demokratike të Kosovës dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza, duke e cilësuar këtë votim si një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës.

Mustafa ka theksuar se vendi ka nevojë për një ndryshim të ri politik, i cili sipas tij do të ndalë krizën, do të rikthejë zhvillimin ekonomik dhe do të krijojë kushte më të favorshme për investime.

“Të dashur miq,
Më 7 qershor ju ftoj ta merrni vendimin e rëndësishëm për Kosovën. Vendimin që e ndal krizën, e kthen zhvillimin, i hap rrugë investimeve dhe e bën ndryshimin që vendi ynë po e pret tash e 6 vite.
Më 7 qershor votoni Partinë Demokratike të Kosovës me numër 125, Bedri Hamzën me numër 1 dhe mua me numër 65.
STOP krizës. Ndrysho Kosovën”, ka shkruar Mustafa.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika