Mustafa kritikon Avni Deharin: “Mshele gojën, voto qysh t’thojmë na” – kështu po funksionon Kuvendi sipas VV-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratës së kryesuesit të seancës, Avni Dehari, i cili ka thënë se “do të ishte shkelje kushtetuese nëse do të pyeteshin deputetët se a janë për votim të fshehtë apo jo”. Mustafa e ka quajtur këtë qasje të padrejtë duke thënë se po […]
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratës së kryesuesit të seancës, Avni Dehari, i cili ka thënë se “do të ishte shkelje kushtetuese nëse do të pyeteshin deputetët se a janë për votim të fshehtë apo jo”.
Mustafa e ka quajtur këtë qasje të padrejtë duke thënë se po tentohet të mbyllet goja e deputetëve dhe të detyrohen të votojnë pa u pyetur fare.
“Sipas Deharit, do të ishte shkelje kushtetuese nëse deputetët pyeten për mënyrën e votimit. Ndërsa, vendimi i tij për të ndryshuar mënyrën e votimit pa pyetur askënd, qenka kushtetues. Pra, sipas tyre, deputetët s’duhet të pyeten fare – vetëm ta ulin kokën dhe të votojnë siç u thuhet. Kjo është mendësia e tyre: ‘Mshele gojën, voto qysh t’thojmë na, nuk pyetësh ti për kurrgjë’”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Kujtojmë se që nga prilli, Kuvendi i Kosovës nuk po arrin të konstituohet, përkundër faktit se Gjykata Kushtetuese ka lëshuar një aktgjykim që u ka dhënë afat 30 ditë për konstituim.















