Mustafa kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti, kërkon rritjen e pagave

Gjersa i ka quajtur si "joreale" pretendimet e rritjes ekonomike, Isa Mustafa ka thënë se qeveria nuk ka orientim të qartë, dhe në qoftë se do t'i ndihmojë qyetarët e Kosovës, atëherë i duhet një zgjidhje më efikase

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka kërkuar rritjen e pagave gjersa e ka cilësuar si “jo të frytshme” ndarjen e 100 euroshit për punëtorët e sektorit publik, privat dhe studentët.

Përgjatë intervistës për KosovaPress, Mustafa ka thënë se ekzekutivi duhet t’i rritë pagat në nivel të përqindjes së inflacionit në vend, në mënyrë që të mbajë stabile fuqinë blerëse të çdo të punësuari.

“Masat e tilla(100 euro) nuk i ndihmojnë qytetarët që të zbusin problemin e tyre me rritje të çmimeve dhe problemin e inflacionit dhe pagave të ulëta. Nëse qeveria ka dëshirë dhe vullnet që të ndihmojë qytetarët, duhet të rriten pagat”, ka thënë ai, gjersa ka shtuar se “në qoftëse inflacioni është 11 apo më shumë për qind, bile pagat duhet të rriten minimum sa është inflacioni”.

Mustafa e konsideron jo të duhur edhe nismën e opozitës për tërheqjen e kursimeve nga Trusti.

Tutje, ai ka thënë se trusti është një investim i qytetarëve për të ardhmen, dhe si i tillë, nuk duhet të preket.

“Ata investojnë në mënyrë që kur shkojnë në pension dhe s’kanë paga, ata të kenë një burim të jetesës së tyre…Trustin mundemi të shpenzojmë, por janë mjetet të qytetarëve që kanë kursyer për veti për ditën më të vështira, pra kur shkojnë në pension, pasi s’kanë mundësi të punojnë”, ka theksuar ai.

Ndërkaq, për sa i përket vendimit të gjykatës për tarifat e shtrenjtuara të energjisë, Mustafa ka thënë se “Gjykata ka bërë shumë mirë që e ka hedhur poshtë, madje ka bërë shumë mirë edhe partia politike që e ka iniciuar këtë çështje në gjykatë”. Për të, rritja e çmimit është një shkelje e të drejtave të njeriut dhe kjo si shkak i ekzistencës së diferencimeve të çmimeve që duhen paguar.

Mustafa i ka quajtur si “joreale” pretendimet e rritjes ekonomike nga ana e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, teksa ka shtuar se kjo qeverisje ka mbetur anash dhe nuk ka një orientim të qartë.

“Zotëri Kurti tash lavdërohet se kemi pasur një rritje ekonomike në vitin 2021 prej rreth 10 për qind dhe se ka pasur punësim mbi 20 mijë të punësuar. Sa i përket rritjes ekonomike është gabim të krahasohet me një vit më parë, pasi në vitin 2020 nuk ka pasur rritje, por rënie diku -5.7 për qind në Kosovë”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar gjithashtu numrin e lartë të kërkesave për viza nga të rinjtë kosovarë.

“Ky është një fakt se kjo rritje nuk është reale dhe fakti i dytë është inflacioni…te të punësuarit është mjaft diskutabile, të gjendet numri prej 25, pasi nëse kanë qenë do të thotë se e tërë gjenerata që ka hyrë në tregun e punës është punësuar, aq është fluksi i të rinjve që hynë në tregun e punës gjatë 1 viti, prej 23-25 mijë. Nëse është ashtu, ne jemi në një situatë të mirë, por realiteti është tjetër, pasi njerëzit po ikin jashtë, po migrojnë në vendet e ndryshme. 200 mijë kërkesa janë për viza para ambasadave të ndryshme, kryesisht Gjermani, Zvicër dhe vendeve të tjera”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika