Mustafa: LDK-ja e përkrahu UÇK-në, kryetarët e degëve u angazhuan në luftë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se nuk ka pasur luftë mes UÇK-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se kjo e fundit e ka përkrahur masovikisht luftën e UÇK-së.

Mustafa, i ftuar në “Debat Plus” në Dukagjin, tregoi edhe për angazhimin e kryetarëve të degëve të LDK-së në rajonin e Prishtinës, të cilët thotë se në nëntor të vitit 1998 u mblodhën në Llapashticë, në shtabin e tij, ku morën detyra lidhur me organizimin e luftës.

Mustafa theksoi se, sipas tij, angazhimi i përfaqësuesve lokalë të LDK-së në atë periudhë dëshmon për mbështetjen që kjo parti i kishte dhënë luftës së UÇK-së.

“Është shumë keq pse ka ardh deri tek nevoja që të bëhet si pyetje se ‘a ka pas UÇK-ja luftë me LDK-në’ – Nuk ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës – po ju them se Lidhja Demokratike të Kosovës masovisht e ka përkrahur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ka marrë pjesë në luftën për liri qe për të ju bindur po them se – në nëntor të vitit 1998 po flas për regjionin e Prishtinës, të gjithë kryetarët  e degëve të LDK-së në regjionin e Prishtinës që kane qenë pesë kanë ardh në Llapashticë në shtabin tim dhe kanë marrë detyra se çfarë duhet të bërë për luftën dhe të gjithë kanë qenë të angazhuar në luftë. Ata njerëz janë të gjithë të gjallë, ish-kryetari i Prishtinës është gjallë, i Podujevës, i Lipjanit, i Obiliqit, Ahmet Krasniqi ish-kryetar i Fushë Kosovës është gjallë dhe të gjithë i janë përgjigjur detyrave për luftën e UÇK-së”, u shpreh Mustafa.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika