Mustafa: LDK-ja po u jep përgjigje kërkesave të qytetarëve me programin për të ardhmen e Kosovës
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Besian Mustafa në konferencë për media ka thënë se partia e tij është e vetmja parti që po u jep përgjigje kërkesave të qytetarëve me programin për të ardhmen e Kosovës. Ai ka thënë se LDK e ka parapa që vetëm në Gjilan të investoj 10 milion euro në […]
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Besian Mustafa në konferencë për media ka thënë se partia e tij është e vetmja parti që po u jep përgjigje kërkesave të qytetarëve me programin për të ardhmen e Kosovës.
Ai ka thënë se LDK e ka parapa që vetëm në Gjilan të investoj 10 milion euro në një projekt të vetëm.
“Dje ishim në Gjilan ku do të investojmë në 10 milionë euro vetëm për spitalin rajonal, që e kemi paraparë për këtë regjion”, tha Mustafa.
Tutje ai është shprehur se ky spital do të jetë një qendër e ekselencës.
Në Prishtinë, ai tha se po ashtu 1 miliardë e gjysmë euro janë premtuar se do investohen. Kurse, në Podujevë, tha se përgjigje e fuqishme po jepet se Llapi është i djathtë dhe se është i LDK-së.
“Kudo që shkojmë i japim zgjidhje dhe përgjigje kërkesave të qytetarëve. Të tjerët japin premtime boshe dhe zero plane”, tha Mustafa.
Ai theksoi se partia në pushtet, lideri i saj si dhe ministrat janë zhdukur dhe sipas tij nuk po kanë guxim as të debatojnë me LDK-në.
“Nëse Kurti ka një plan, një program për të ardhmen do të vinte (në debat)”, tha di duke shtuar se është e qartë që nuk vjen pasi sipas tij nuk ka një plan të tillë.















