Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se qytetarët e Kosovës duan një të ardhme të ndërtuar mbi përparim dhe jo sipas tij me premtime boshe.

Në konferencën për media, Mustafa ka theksuar se LDK-ja është partia e duhur që qytetarët të bëjnë zgjedhjen e tyre për të ardhmen të ndërtuar mbi premtime të realizueshme.

Ai ka hedhur akuza në drejtim të kryeministri aktual Albin Kurti se gjatë qeverijes së tij janë dhënë premtime që nuk janë realizuar.

“Populli i Kosovës donë rezultate, duan që kryeministri i tyre të ketë plan konkret për të ardhmen që adreson drejtësinë, arsimin, shëndetësinë…”, ka deklaruar Mustafa transmeton EO.

Ai ka thënë se qytetarët e duan një ekip me përvojë që realizon projekte të mëdha dhe kjo sipas tij është LDK-ja.