Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Besian Mustafa në konferencën e rregullt për media ka ftuar qytetarët që ta votojnë këtë parti në zgjedhjet e 9 shkurtit, pasi sipas tij, LDK-ja ka programin që do të ofrojë zgjidhje për ta ardhmen e vendit.

“Po shkojmë drejt ditëve të fundit mendoni se si doni të duket pas 4 vitesh Kosova, e izoluar nga bota, e varfër apo me ikjen e fëmijëve tuaj jashtë vendit…Apo dëshironi një të ardhme me Lumir Abdixhikun ku Kosova mund të zhvillohet me investime të larta, mësim tërëditor në shkolla…, e projekte kapitale që zgjidhin sfidat tuaja, me udhëheqës që kujdesen për ju”, ka thënë ai.

Mustafa tutje është shprehur se LDK-ja e ka programin e duhur dhe ka aftësimin për të ofruar ndryshime të prekshme.

“Kjo është zgjidhja që mund të bëni tani dëshironi një të ardhme për Kosovën apo një qeveri të VV-së. Këto të dyja nuk shkojnë bashkë”, ka thënë Mustafa.