Mustafa pas takimit me Aliun: Është kryetari shembull i Ferizajt dhe krenaria e PDK-së
Kandidati i PDK-së per deputet, Nderim Mustafa, ka vlerësuar lart punën dhe udhëheqjen e kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, duke e cilësuar atë si model të qeverisjes lokale dhe një nga figurat më të suksesshme të Partisë Demokratike të Kosovës. Përmes një postimi publik, Mustafa ka thënë se Aliu përfaqëson shembullin më të mirë të […]
Kandidati i PDK-së per deputet, Nderim Mustafa, ka vlerësuar lart punën dhe udhëheqjen e kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, duke e cilësuar atë si model të qeverisjes lokale dhe një nga figurat më të suksesshme të Partisë Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi publik, Mustafa ka thënë se Aliu përfaqëson shembullin më të mirë të përkushtimit ndaj qytetarëve dhe zhvillimit të komunës.
“Agim Aliu është kryetari shembull i Ferizajt. Modeli i tij i punës dhe vizioni për qytetin janë krenaria e trashëgimisë së PDK-së”, ka deklaruar Mustafa.
Ai ka theksuar se takimet dhe bisedat me Aliun janë gjithmonë të vlefshme, duke veçuar këshillat dhe përvojën e tij në shërbim të qytetarëve.
“Çdo herë janë kënaqësi bisedat dhe këshillat largpamëse për t’iu shërbyer me nder dhe përgjegjësi qytetarëve të Kosovës”, është shprehur ai.
Në fund, Mustafa e ka falënderuar kryetarin e Ferizajt për mbështetjen e vazhdueshme gjatë angazhimit të tij politik.
“Kryetar, faleminderit për mbështetjen”, ka përfunduar Mustafa.















