Mustafa për krizën me energji: Qeveria i ka braktisur qytetarët
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka hedhur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës në lidhje me menaxhimin e krizës së paralajmëruar me energji elektrike. Sipas tij, Qeveria e Kosovës në vend se të ofrojë zgjidhje apo ta menaxhojë krizën fajin ua ka lënë qytetarëve. “Në vend që të ofrojë zgjidhje për dimrin e […]
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka hedhur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës në lidhje me menaxhimin e krizës së paralajmëruar me energji elektrike.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës në vend se të ofrojë zgjidhje apo ta menaxhojë krizën fajin ua ka lënë qytetarëve.
“Në vend që të ofrojë zgjidhje për dimrin e ftohtë e të errët që po na afron, në mungesë të energjisë elektrike dhe me çmime marramendëse të lëndëve djegëse për ngrohje, Qeveria sot i paska rrudhur krahët duke ua lënë fajin qytetarëve “duhet ta kurseni rrymën””, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Në fund deputeti i LDK-së, ka thënë se qytetarët “s’kanë çka i drejtojnë sytë kah Qeveria, ajo me sot i ka lënë të braktisur”.















