Mustafa përgëzon Ramën për Rezolutën

Ish-kryeministri Mustafa ka potencuar se Rezoluta në Kuvendin e Shqipërisë është në anën e të vërtetës. Ndër të tjera, ai e ka vlerësuar lartë përpjekjet e kryeministrit Rama për aprovimin e një Rezolute kundër raportit të Martyt

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka vlerësuar lartë iniciativën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për aprovimin e një Rezolute kundër raportit të Dick Martyt.

Raporti i senatorit zviceran ka rezoltuar i pavërtetë dhe me pasoja për Kosovën.

Ish-kryeministri Mustafa ka potencuar se Rezoluta në Kuvendin e Shqipërisë është në anën e të vërtetës. Në këtë anë sipas Mustafës duhet të rreshtohen edhe institucionet e Republikës së Kosovës.

“E vlerësoj si një veprim shtetëror të përgjegjshëm dhe të bazuar. Raporti i Dick Martit atakon UÇK-në – Kosovën dhe Shqipërinë lidhur me trafikimin e organeve njerëzore, gjë që ka rezultuar i pavërtetë dhe shumë i dëmshëm. Prandaj rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë është në anën e së vërtetës. Edhe institucionet e Kosovës duhet të rreshtohen kah e vërteta”, ka thënë Mustafa për Gazetën Express.

Mustafa kishte thënë se “Specialen e kanë shtyrë përpara ndërkombëtarët dhe se të njëjtit janë shprehur qartë që nëse nuk e bën, Kosova do të themelohet një gjykatë nga Këshilli i Sigurimit me nismën e Rusisë dhe Kinës dhe se një gjë e tillë nuk do të kundërshtohet nëse Kosova nuk e themelon”.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kishte thënë se “Nuk duhet harruar se kush kishte bërë presion për themelimin e Gjykatës Speciale”.

Reagimin e Vjosa Osmanit, Mustafa e quajti “papërgjegjësi” nga liderët e Kosovës.

Gjykata Themelore është krijuar si rezultat i presionit të SHBA-së dhe BE-së, për të shmangur përfshirjen e Rusisë në caktimin e mandatit, fushëveprimit dhe kohëzgjatjes së saj.

“Prandaj themelimi i saj nuk është bërë se ka bërë presion Thaçi, por se kanë bërë presion SHBA dhe BE dhe se është evituar që kjo gjykatë të mos jetë nën autoritetin rus për të caktuar mandatin, fushëveprimin dhe kohëzgjatjen e saj. Në këtë aspekt ish presidenti Thaçi është treguar burrështetas i ndërgjegjshëm”, kishte thënë Mustafa.

Mustafame këtë rast i falenderohet Kryeministrit të Shqipërisë, që ka hapur nismën e tij për një Rezolutë kundër Raportit të Dick Martyt.

Rama ka thënë se një Rezolutë të tillë fillimisht do ta miratojnë në Kuvendin e Shqipërisë dhe më pas të njejtën do ta çojnë në Këshillin e Evropës për të kërkuar që ky institucion të distancohet nga raporti i Dick Martyt.

Gjithashtu, këtë e miraton edhe deputetja nga Qeveria e Kosovës, Albulena Haxhiu.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika