Mustafa: Qytetarët nuk pajtohen më me këtë gjendje, mbështetja për PDK-në po dëshmon se ndryshimi është i domosdoshëm

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nderim Mustafa, ka vazhduar aktivitetet e tij elektorale në Malishevë të Gjilanit dhe në lagjen Arbëria, ku tha se ka takuar qytetarë që, sipas tij, kërkojnë ndryshim dhe nuk pajtohen më me gjendjen aktuale në vend.

Mustafa u shpreh i bindur se pas 7 qershorit Kosova do të ketë një qeveri të re që do të fokusohet te nevojat e qytetarëve.

“Pas 7 qershorit, Kosova do të ketë një qeveri që punon për njerëzit, jo për arsyetime. Me Bedri Hamzën kryeministër, do të jetë më mirë për qytetarin, për familjen, për secilin fshat e secilën komunë”, ka deklaruar ai.

Mustafa theksoi se mbështetja që po merr gjatë takimeve me qytetarët po e forcon bindjen e tij për nevojën e ndryshimit dhe për realizimin e programit të PDK-së në nivel qendror dhe lokal.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika