Mustafa: Represioni ndaj qumështores Vita tregon luftën e qeverisë kundër sektorit privat dhe prodhuesve vendorë

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arben Mustafa, ka reaguar lidhur me veprimet e institucioneve ndaj qumështores “Vita”, duke i cilësuar ato si dëshmi të një qasjeje represive ndaj prodhuesve vendorë dhe sektorit privat.

Sipas Mustafës, ndërhyrjet ndaj kësaj kompanie po dërgojnë sinjal negativ për bizneset në Kosovë dhe rrezikojnë drejtpërdrejt klimën e investimeve në vend.

““Inspektori” Armend Muja po i çon prodhuesit vendorë drejt mbylljes!
Represioni i sotëm ndaj qumështores Vita tregon luftën që kjo qeveri po e zhvillon kundër sektorit privat dhe prodhuesve vendorë!
E pastaj pyesim pse nuk ka investime në Kosovë.
Nuk mund të ketë as investime vendore e as investime të huaja në një vend ku qeveria është armiqësore ndaj sektorit privat.
Me këtë qasje, shihet qartë se qeveria e Albin Kurtit nuk synon zhvillimin ekonomik dhe krijimin e kushteve për një jetë me dinjitet në Kosovë.
Përkundrazi, po ndërton një model ekonomik ku qytetarët bëhen gjithnjë e më të varur nga ndihmat e qeverisë, në vend që të krijohen kushte për punë, prodhim dhe investime”, ka shkruar Mustafa.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika