Mustafa-Rrustemit: Kryeshefin që e emëruat në KEK u arrestua për tenderët njëburimorë, mos na tregoni përralla

Pëderisa Rrustemi i VV-së i quajti opozitën "ekspertë të tenderëve njëburimorë", Mustafa i LDK-së iu kundërpërgjigj duke i thënë "Keni harruar që kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar ju është arrestuar për shkak të tenderëve njëburimorë. Mos na tregoni përralla, aman ju koftë"

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, i është kundërpërgjigjur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rrustemi, i cili tha se “në Qeverinë Kurti nuk ka korrupsion, por përgjegjësi e transparencë”, duke i thënë se “kryeshefi që e kishte emëruar qeveria në KEK ishte arrestuar për shkak të tenderëve njëburimorë”.

Në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës ku po diskutohet për kontratat njëburimore, Mustafa i është drejtuar Rrustemit duke i thënë “Keni harruar që kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar ju është arrestuar për shkak të tenderëve njëburimorë, u mundove të thuash se Qeveria Kurti është e pakorruptuar. Mos na tregoni përralla, aman ju koftë”.

Ndërkaq, më herët, Adnan Rrustemi nga radhët e VV-së ka thënë se në Qeverinë Kurti nuk ka ministra të korruptuar e nuk ka korrupsion, duke e quajtur opozitën ekspertë të tenderëve njëburimorë.

Rrustemi ka shtuar se përgjegjësia e transparenca do të vazhdojnë deri në realizimin e zotimeve të qeverisë.

“Në qeverinë Kurti nuk ka ministra të korruptuar e nuk ka korrupsion. Në Qeverinë Kurti ka përgjegjësi e transparencë, e kështu do të vazhdohet deri në realizimin e zotimeve tona. Ju jeni ekspertë të tenderëve njëburimorë”, ka deklaruar Rrustemi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika