Mustafa viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Një ndër vizitat më emocionale të jetës time

Zëvendëskryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa ka vizituar ish-krerët e U•K-së në Hagë, këtë të shtune. Mustafi është shprehur se "me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë"

Zëvëndëskryetari i Preshevës, Ragmi Mustafi





Të shtunën e tre dhjetorit, zëvendëskryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa ka njoftuar se ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Mustafa ka thënë se ka patur një ndër vizitat më emocionale të jetës së tij.

“Takova Hashim Thaçin. Aty takova të gjithë ushtarët e lirisë, të gjithë ishin mirë!”, ka shkruar zëvëndskryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa.

Mustafa ka shtuar se “me besimin e pa thyer” që ish-krerët e UÇK-së shumë shpejt të jenë të lirë, është çmallur duke biseduar me ish-krerët e UÇK-së.

Mustafa ka theksuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe se historia e saj nuk mund të rishkruhet nga askush.

Gjatë kësaj të shtune ish-krerët e UÇK-së u vizituan dhe nga shefja e Grupit Parlamentar të  Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Lila-Kusari.

“Sot vizitova mikun dhe bashkëpunëtorin tim Rexhep Selimi në Hagë i cili padrejtësisht po mbahen atje bashkë me krerët tjerë të UÇK-së”, ka shkruar Kusari-Lila.

Mes tjerash, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së ka shtuar se  gjatë vizitës ka takuar dhe bashkëluftëtarët e ish-kreut të UÇK-së, Rexhep Selimit tek të cilët kanë parë unitetin, vullnetin dhe besimin e palëkundur.





Shija e redaktorit

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Osmani: Historia e nënë Ferdonijes duhet të shërbejë si kujtesë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur mbi historinë e nënës Ferdonije Çerkezi, e cila ka humbur katër djemtë e saj dhe bashkëshortin gjatë...

Të fundit nga rubrika