Mustafi e njofton senatorin amerikan për shqetësimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, është takuar me senatorin amerikan, Gary Peters, me të cilin, ka bashkëbiseduar për shqetësimet e shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës. Mustafi ka shkruar në Facebook se senatorin amerikan e ka njoftuar me disa nga problemet kryesore të shqiptarëve, sic është pabarazia, […]
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, është takuar me senatorin amerikan, Gary Peters, me të cilin, ka bashkëbiseduar për shqetësimet e shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës.
Mustafi ka shkruar në Facebook se senatorin amerikan e ka njoftuar me disa nga problemet kryesore të shqiptarëve, sic është pabarazia, mungesa e sigurisë, nënpërfaqësimi e kështu me radhë.
“Diskriminimi: Adresimi i nevojës urgjente për të luftuar të gjitha format e diskriminimit dhe për të promovuar barazinë për të gjithë. Shënjestrimi i shqiptarëve në pasivizimin e adresave është ‘spastrim i heshtur etnik'” sipas HCfHRS
“Siguria: Lugina është mes 48 minibazave ushtarake e të njësisë speciale cXhandarmëria” në vijën kufitare me Kosovën dhe Qendrës Humanitare Ruse në Nish. Që cenon sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë banorëve, posaçërisht në rrethanat e krijuara gjeopolitike”.
“Të drejtat e njeriut dhe të pakicave: mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtat kolektive. Është thelbësore që të luftojmë për të drejtat e garantuara nga konventat ndërkombëtare për të siguruar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë.
“Nënpërfaqësimi: nënpërfaqësimi në sektorë të ndryshëm si komunitet i margjinalizuara, para së gjithash në institucionet ligjzbatuese, shëndetësore, shërbimeve sociale, shërbimeve administrative e ndërmarrjet publike etj. Plani 7 pikësh si mundësi adresimit urgjent”, ka thënë ai.
Po ashtu, Mustafi e ka ngritur edhe cështjen e reciprocitetit ndërmjet komunitetit serb në Kosovë dhe komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.















