Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, reaguar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksendar Vuçiqit, pasi Vuçiq e akuzojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtit, se në vizitën e tij, në Tetovë, ka promovuar Shqipërinë e Madhe sipas Vuçiqt.

Ndërsa Mustafi i ka thënë se “presidenti i Serbisë, Vuçiq, do të ishte mirë të ndërmarrë masa të menjëhershme për të ndërprerë diskriminimin, pasivizimin dhe gjuhën kriminalizuese ndaj shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”.

Tutje ai, ka ngritur nevojën e zbatimit të marrëveshjeve që Serbia i ka marrë me zbatim ndërkombëtare.

“Si dhe të zbatojë obligimet ndërkombëtare të marra nga tri marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të Luginës”, ka theksuar ai.

“Se sa të referohet në këtë gjuhë të papranueshme”, ka përfunduar Mustafi.