Mustaqet e Adem Jasharit dhe gishti i Isa Boletinit u dogjën nga zjarri në IML

Mjekrrën e ruajtur të Adem Jasharit e pjesë të trupit të Isa Boletinit morri zjarri i djeshëm që kaploi dy zyre në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokuroria nuk ka dhënë akoma detaje për shkaqet ndonëse Ministrja e Drejtësisë tha se dyshimet e para janë tek elektriciteti

Nga zjarri nuk shpëtoi thuajse asgjë.

Në institutin e Mjekësisë Ligjore, ku zjarri mori një pjesë të objektit, po ruhej edhe historia e rëndësishme e Kosovës.

Ngjitur me zyren e mjeko-ligjorit Valon Hyseni, Dukagjini merr vesh se të ruajtura kanë qenë edhe mustaqet e heroit kombëtar, Adem Jashari e pjesë të trupit të Isa Boletinit, edhe ato i shkrumboji ai zjarr.

Një ditë pasi që zyra e tij u kaplua nga flaka, Valon Hyseni nga Instituti Mjekësisë Ligjore po mundohet të gjej ndonjë material që ka mundur t’i shpëtoj nga ajo hapsirë.

E Prokuroria Themelore ende nuk ka dal me një rezultat përfundimtar se cka e shkaktoi zjarrin.

“Ju njoftojmë se aktualisht ndaj këtij rasti po vazhdon ndërmarrja e veprimeve hetimore në koordinim me institucionet relevante, andaj në këtë fazë nuk mund të japim detaje të tjera”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Ndonëse jo Prokuroria, detaje tjera dha Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që thotë se dyshimet e para janë tek sistemi elektrik.

“Sipas informacioneve të para nga ata dhe ato i kemi siguruar dje në orët e vona të mbrëmjes, ka pasur një defekt në sistemin elektrik, mirëpo ka diskutime për brenda vet ekspertëve dhe stafit të mjekësisë ligjore që mund të jetë shkaku prej kohës që është ndërtuar ai objekt”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Haxhiu e quan fat në fatkeqësi faktin që ai zjarrë nuk ka prekur e nuk ka dëmtuar mbetjet mortore, mostrat, e as arkivin e këtij institucioni.

Për shkak të rëndësise dhe materialeve sensitive që bartë ky institucion, ish-sekretari i Ministrisë së Drejtësisë sugjeron që të kihet më shumë kujdes rreth këtyre problemeve.

“Duhet kihet parasysh që IML është institucion shumë me rendësi ku në kuadër të këtij institucioni pos egzaminimeve, dhe ekspertizave që realizohen ato edhe ruhen për një periudhë të caktuar andaj duhet te kihet kujdes dhe qasje në bazë të materialeve dhe gjësendeve që ndodhën aty”, ka thënë Ardian Bajraktari.

Kjo nuk është hera e parë që IML është kapluar nga zjarri, e njejta kishte ndodhur edhe në mars të këtij viti ndonëse me dëme me të vogla.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika