Muzeu për fëmijët e vrarë dhe zhdukur në luftë

Të mërkurën e 26 prillit, në Kosovë shënohet dita e të zhdukurve nga lufta e fundit.

Numri i atyre që kurrë nuk janë gjetur është mbi 1mijë e 500 ndërsa 109 nga ta janë fëmijë. Gjësende të këtyre fëmijëve janë të ekspozuara në Bibiliotekn “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, nën titullin “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”.

Shkallët dhe fotografitë të shpiejnë drejt një dere që brenda bart kujtime të largta, dhimbje të mëdha e zëra që nuk dëgjohen dot.

Në ekspozitë gjindet edhe një listë me 1 mijë e 133 fëmijëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku 109 prej tyre kanë një shenjë në cep që është tregues se ata vazhdojnë ende të jenë të zhdukur.

Qetësia mbizotron, por kutiat prej xhami dhe gjërat brenda tyre përqojnë mesazhe dhimbje.
Pjesë e ekspozitës është edhe fustani i Ardianës, foshnjës që ishte 6 muajshe në luftë, e cila atë nuk e veshi dot më, pasi që një granat e forcave serbe i mori jetën më 22 shtator të vitit 1998.

Edhe Qëndresa 15 vjeqare në kohën e luftës kur me familjen kishte marrë rrugën për në mal, ishte kujdesur që në qantë të kishe sapun dhe hapa koke, të cilat gjësende nuk arriti ti përdorte kurrë.

Përveç tyre, libra, fletore, lodra, rroba, këpucë dhe fotografi të fëmijëve që lufta u mohoi të rriteshin dhe të gëzonin jetën.

“Na ishte njëherë që kurrë mos qoftë”, quhet ekspozita që ka mbledhur këto gjëra me vlerë që bartin histori të mijëra famileve shqiptarë.

Vesa Qena nga Fondi për të Drejtën Humanitare që janë edhe krijuesit e këtij muzeu, për RTV Dukagjini thotë se një dokumentim i tillë ka ardhur nga bashkpunimi me familjarët e viktimave.

Vesa Qena

“Familjarët kanë qenë jashtzakonisht bashkpunues, gjë për të cilën i falenderojmë, edhe për ata ka qenë e rëndësishmë që fëmijët e tyre të kujtohen, dhe ne për shkak të projekteve tjera që i kemi me familjarët e viktimave kështu që ka qenë një ekspozitë e përbashkët, Natyrisht kemi hasur në vështirësi në mbledhjen e gjësendeve herë pas here, pasi ka pasur raste që u janë djegur shtëpitë dhe nuk kanë arritu të ruajnë asgjë“.

Qena thotë se synimi është që kjo ekspozitë të shfaqet edhe në shtete të tjera.
“Ka qenë synim që ekspozitë të udhtojë nëpër shtetet tjera mirpo për shkak të pandemisë na është vështirësuar situata por megjithatë vazhdojmë ta kemi në plan një ekspozitë lëvizëse”, është shprehur ajo.

Në Kosovë mbi 1 mijë e 500 persona vazhdojnë të konsdierohen të zhdukur nga lufta e fundit, ku 109 prej tyre janë fëmijë.

Dita e të zhdukurve në Kosovë, shënohet të mërkuren me 27 prill.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika