Muzhaqi: Deputetët duhet të përcjellin shembuj të sjelljes së mirë për rininë dhe fëmijët

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ndaj sjelljes së deputetes Ina Zhupa kundrejt ministres së Kulturës, Elva Margariti

Bora Muzhaqi, ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Në seancën parlamentare të 28 prillit, ka folur ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, ndaj sjelljes së deputetes Ina Zhupa kundrejt ministres së Kulturës, Elva Margariti.

Ajo ka thënë se deputetët me politikën e tyre duhet të përcjellin shembuj të mirë, tek të gjithë të rinjtë.

”Çdo deputet ka detyrën thelbësore të përcjellë shembuj të mirë për të gjithë të rinjtë që, nëpërmjet politikëbërjes, duan të kontribuojnë në vendin e tyre”, ka thënë Muzhaqi.

Ndër të tjerash, ajo i cilësoi sjelljet e deputetes Zhupa si ”jashtë etike”.

”Veprimet e deputetes janë ‘jashtë etike’. Ky model nuk mund dhe nuk duhet të pranohet nga askush dhe askund”, ka thënë ajo në Kuvendin e Shqipërisë.

Në përmbyllje, Muzhiqi ka theksuari se sjellja dhe edukata janë parime bazë që iu mësohen fëmijëve që në hapat e tyre të parë, dhe këto parime dhe norma bazike nuk duhet të shkelen aq, tepër në institucionin më të lartë të vendit nga përfaqësuesi i zërit të qytetarëve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika