Myftiu Tërnava uron myslimanët për festën e Fitër Bajramit

Në prag të festës së Fitër Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar besimtarët myslimanë duke thënë se muajin e Ramazanit po e përcjellim të lumtur që “Zoti na e dha mundësinë t’i përjetojmë nimetet e tij, e të premten, krenarë e faqebardhë, me familjet tona festojmë festën e Bajramit”

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, ka uruar besimtarët myslimanë në prag të festës së Fitër Bajramit.

Fitër Bajrami është një nga festat kryesore të besimtarëve myslimanë dhe do të festohet të premten, më 21 prill.

Myftiu Tërnava në urimin e tij ka thënë se Fitër Bajrami është festa më popullore që prek të gjitha shtresat dhe kategoritë e shoqërisë dhe që shënon përfundimin e Muajit të Ramazanit.

“Fitër Bajrami na vjen pas një muaji të mëshirës e sakrificë. Pas muajit të faljeve dhe begative të veçanta që i sjell vetëm Ramazani”, ka thënë Tërnava.

Tërnava më tej është shprehur se çdo qytetar duhet që të punojë në ruajtjen e familjes si dhe të vendlindjes.

“Është obligim i yni që vendin tonë ta ndërtojmë e ta bëjmë vend me perspektivë. Një vend ku jetohet me dinjitet, ku fëmijët tanë rriten të sigurt e marrin edukim cilësor”, ka thënë Tërnava në përurimin e tij.

Festa e Fitër Bajramit pason muajin e Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit islam, besimtarët agjërojnë 30 ditë, nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika