Valon Myrtezaj, profesor në Paris, i ftuar në emisionin FIVE ne RTV Dukagjini, ka thënë se Forumi i Paqes është ngjarje e rëndësishme kur kemi të bëjmë me konflikte mes shteteve.

“Fokusi në këtë forum është dialogu dhe mënyra si të tejkalohet situata aktuale”, ka thënë Myrtezaj.

Myrtezaj ka thënë se takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit nuk mund të konfirmohet ende sepse varet nga të dyja palët. “Ka pasur shumë takime dhe ka një interesim shumë të madh për t’i dhënë një shtyerje të procesit të dialogut”, ka thënë Myrtezaj.

Myrtezaj ka theksuar se kjo marrëveshje nuk mund të jetë vendimtare sepse sipas tij, marrëveshja e tillë merr kohë.

Sa i përket diskutimit të planit franko-gjerman në Forumin e Paqes, Myrtezaj ka shtuar se është diskutuar në takime bilaterale duke theksuar se këto takime zhvillohen është në kuadër të Forumit të Paqes.

Myrtezaj ka potencuar se Forumi i Paqes është vetëm një etapë e procesit të dialogut, por pas këtij forumi dialogu mes dy shtetve do të hyj në një etapë të re.