“Na duhet marrëveshje me njohje”, PSD i bën thirrje Kurtit për më shumë guxim
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për “pranimin e një plani të ri për zbatimin e Marrëveshjes Bazë”, të cilin, ai e ka konsideruar si “lajm të keq”. Molliqaj ka thënë se dialogu Kosovë – Serbi po ndjek rrugën e vjetër që ka filluar që në vitin 2013, kur u […]
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për “pranimin e një plani të ri për zbatimin e Marrëveshjes Bazë”, të cilin, ai e ka konsideruar si “lajm të keq”.
Molliqaj ka thënë se dialogu Kosovë – Serbi po ndjek rrugën e vjetër që ka filluar që në vitin 2013, kur u pranua për herë të parë Asociacioni.
Gjithashtu, ai ka thënë se kur është pranuar plani franko-gjerman, u tha se kishte një bazë të mirë për të vazhduar dhe për të arritur një marrëveshje.
Megjithatë, ai ka kritikuar faktin që kryeministri Albin Kurti tani po shpreh që plani është vetëm një “kornizë e mirë për diskutime të mëtejshme”, duke e cilësuar këtë si “një metodologji e VV-së për pranim”.
“Deklarata e sotme nga Qeveria është lajm i keq. Kur ishte pranuar Plani Franko-Gjerman, u pat thënë se kemi një bazë të mirë për të vazhduar, për t’u bërë marrëveshje i njëjti plan javë më pas. Tash kryeministri po thotë ‘plani është kornizë e mirë për diskutime të mëtejshme’. Kjo është metodologjia VV-së për pranimin”, ka shkruar ai në Facebook.
Molliqaj ka shtuar se plani kryesor është neni 7, dhe “korniza e mirë kryeministrit është Asociacioni në qendër”.
“Kosova po e vazhdon agoninë, dy popuj urrejtjen, dy pushtetarë pushtetin”, ka shkruar ai në Facebook.
Partia Socialdemokrate ka bërë thirrje për më shumë guxim nga kryeministri dhe ka theksuar se marrëveshja me njohjen është ajo që Kosovës i duhet.















