Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ka publikuar dëshminë e një gruaje të moshuar, e cila rrëfen për dëbimin me dhunë nga shtëpia dhe vuajtjet e përjetuara gjatë luftës në Kosovë.
Në rrëfimin e saj, ajo kujton momentet e rënda kur, sipas saj, familja e saj ishte sulmuar dhe ishte detyruar të largohej nga shtëpia.
“Na kanë gjujt me tanke… na e kanë kallë shpinë…”, citohet të ketë thënë ajo.
Sipas Institutit, dëshmia e kësaj të moshuare sjellë në kujtesë pasojat që lufta la mbi popullsinë civile si shtëpi të djegura, familje të shpërngulura me dhunë dhe ditë të tëra mbijetese në kushte çnjerëzore.
“IKKL do ruajë këto dëshmi, sepse çdo rrëfim është pjesë e së vërtetës historike dhe kontribut i rëndësishëm në dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e tyre.