Nacionalistët serbë sëbashku me të krishterët ortodoksë kanë marshuar kundër normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën në Beograd
Të dielën e 5 marsit në kryeqytetin e Serbisë nacionalistët serbë së bashku me krishterët ortodoksë kanë marshuar kundër planit evropian që është ofruar si zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Populli i Serbisë që e ndoti këtë tokë me gjak nuk do ta japë Kosovën serbe, sepse Kosova është e shenjtë,” ka thënë Zorica Mojsic […]
Të dielën e 5 marsit në kryeqytetin e Serbisë nacionalistët serbë së bashku me krishterët ortodoksë kanë marshuar kundër planit evropian që është ofruar si zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Populli i Serbisë që e ndoti këtë tokë me gjak nuk do ta japë Kosovën serbe, sepse Kosova është e shenjtë,” ka thënë Zorica Mojsic nga Beogradi teksa ecte me marshuesit e tjerë, raporton Reuters, përcjellë Dukagjini.
Kisha Ortodokse Serbe kishte organizuar lutjet për Kosovën, të cilat do të zgjasin deri në Pashkë, por nuk e miratoi marshimin dhe klerikët e saj nuk morën pjesë.
Të premten e 3 marsit patriarku i kishës ortodokse serbe Porfirije gjatë një predikim ka thënë se “askush nuk duhet t’i mësojë kishës… çfarë është Kosova… Çlirimi i Kosovës me fjalë është i lehtë”.
Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Vuçiq kanë ranë dakord paraprakisht për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, por nuk e nënshkruan atë.
Nevojiten më shumë bisedime për zbatimin e paktit dhe të dy liderët pritet të takohen sërish nën kujdesin e Bashkimit Evropian në qytetin buzë liqenit të Ohrit të Maqedonisë së Veriut më 18 mars të vitit 2023.















