Nafta e benzina shtrenjtohen sërish, rriten për 1 cent
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet e reja të derivateve për datën 21 maj, ku nafta dhe benzina janë shtrenjtuar për një cent krahasuar me ditën e kaluar. Sipas vendimit të fundit të ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për dizelin është caktuar 1.64 euro për litër, ndërsa benzina do të […]
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet e reja të derivateve për datën 21 maj, ku nafta dhe benzina janë shtrenjtuar për një cent krahasuar me ditën e kaluar.
Sipas vendimit të fundit të ministrisë, çmimi maksimal i lejuar për dizelin është caktuar 1.64 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me 1.55 euro për litër, njofton Dukagjini.
Ndërkohë, çmimi i gasit mbetet 0.75 euro për litër.















