Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.
Sipas njoftimit të Ministrisë, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.78 euro për litër, që është 1 cent më shtrenjtë se sa ditën e djeshme.
Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.50 euro për litër, ndërsa gazi me 0.60 euro për litër.