Nafta lirohet për 1 cent, sot 1.69 euro për litër

Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rënie të lehtë prej një cent, duke zbritur në 1.69 euro për litër.

Sipas çmimeve maksimale të lejuara nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, benzina sot do të shitet deri në 1.54 euro për litër, ndërsa gazi deri në 0.63 euro për litër.

Çmimet e derivateve në Kosovë ishin rritur ndjeshëm pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme më 28 shkurt. Në atë periudhë, çmimi i naftës kishte arritur deri në 1.91 euro për litër.

Konflikti nisi pas sulmeve amerikane dhe izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt.

Përshkallëzimi i situatës ndikoi në tregjet ndërkombëtare të energjisë, ndërsa Irani sulmoi Izraelin dhe shtetet aleate të SHBA-së në Gjirin Persik dhe mbylli efektivisht Ngushticën e Hormuzit, një prej rrugëve kryesore të transportit të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika