Nafta lirohet për një cent

Krahasuar me të mërkurën e 26 tetorit, të enjten nafta është liruar për një cent, ndërsa benzina dhe gazi kanë mbetur me çmim të njëjtë

Qeveria e Kosovës me Udhzimet Administrative të reja për çmimet e naftës





Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i ka publikuar çmimet maksimale apo tavan të naftës dhe të derivateve të tjera për të enjten e 27 tetorit.

Nga 1.74 euro për litër sa ishte çmimi i naftës të mërkurën, të enjten rezulton të jetë 1.73 euro për litër.

Ndërkaq, benzina dhe gazi kanë mbetur me çmime të njëjta.

Çmimi i benzinës rezulton të jetë 1.40 euro për litër, ndërsa gazi 0.72 centë për litër.

MINT pritet t’i publikojë çdo ditë çmimet tavan apo maksimale të lejuara për shitjen e derivateve.

Ky vendim është marrë si masë lehtësuese, pas rritjes së çmimeve të derivateve dhe dyshimeve për keqpërdorime nga kompanitë që i shesin ato.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së enjtes dhe janë valide për 24 orë.

Të dhënat e publikuara nga MINT

 





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika