Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rritje prej 1 cent krahasuar me një ditë më parë.
Sipas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), për sot, 11 gusht 2026, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është 1.64 euro. Një ditë më parë, nafta kushtonte 1.63 euro për litër.
Ndërkohë, benzina është caktuar në 1.44 euro për litër, ndërsa gazi në 0.60 euro për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00.