Nagavci deklarohet për dorëheqjen e zëvendësministrit Pupovci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është deklaruar për dorëheqjen e zv.ministrit Dukagjin Pupovci duke thënë se kërkoi dorëheqje për arsye personale dhe shëndetësore

Ministrja e MASHTI-it, Arbërie Nagavci





Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci e ka komentuar dorëheqjen e zëvendësministrit të këtij dikasteri, Dukagjin Pupovci.

Ministrja Nagavci ka thënë se zëvendësministri Pupovci e ka njoftuar se për arsye personale dhe shëndetësore deri në fund të vitit do të jetë në këtë pozitë.

Ajo tha se deri më tani nuk ka pranuar dorëheqje formale, por vetëm njoftim.

“Ka treguar që për arsye personale shëndetësore ka kërkuar që me qenë në pozitë deri në fund të këtij viti….Dorëheqje nuk ka dorëzuar”, ka deklaruar ajo.

E gjatë ditës së djeshme ishte vet Dukagjin Pupovci i cili konfirmoi se ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit të Arsimit.

Më 24 nëntor, zëvendësministri i Arsimit, Dukagjini Pupovci, ka dhënë dorëheqje.

Portali Dukagjini përmes burimeve, e ka konfirmuar dorëheqjen e tij.

Burimet e Dukagjinit kanë marrë vesh qe zv. Ministri i arsimit, Dukagjin Pupovci ka dhënë dorëheqje për shkak te arsyeve shëndetësore.

Sipas burimeve, dorëheqja e Pupovci-t ishte paralajmëruar prej kohësh.

Dukagjin Pupovci është ekspert i arsimit derisa në pozitën e zëvendësministrit ishte emëruar në Qeverinë Kurti-2.

Pupovci është profesor universitar dhe ekspert i arsimit tashmë e disa vite. Ai shkollën fillore dhe atë të mesme i mbaroi në Prishtinë.

Studimet e matematikës i përfundoi në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) të Universitetit të Prishtinës, kurse studimet pasuniversitare të magjistraturës në fushën e matematikës aplikative i përfundoi në Universitetin e Zagrebit, duke mbrojtur temën e magjistraturës me titull “Konvergjenca e metodave paralele për reduktimin e normës”.

Disertacionin e doktoratës me titull “Paralelizimi i disa metodave të tipit të Jakobit për zgjidhjen e problemit të vlerave vetjake” e mbrojti në FSHMN të Universitetit të Prishtinës.

Mësohen arsyet e dorëheqjes së Pupovcit nga pozita e zëvendësministrit të Arsimit

 

 





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika