Nagavci: Diskriminimi nuk ka vend në shkollat tona

Nagavci pas vizitës në shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë, për rastin e djeshëm të raportuar në “Festën e Abetares”, ka thënë se pamjet ishin shqetësuese dhe të papranueshme

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka vizituar të mërkurën, shkollën “Xhemajl Kada” në Pejë, për t’u informuar nga afër për rastin e djeshëm të raportuar në “Festën e Abetares”.

Rasti është konsideruar diskriminues për nxënësit e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka thënë se pamjet ishin shqetësuese dhe diskriminimi nuk ka vend në shkollat tona.

“Pamjet e mbrëmshme ishin shqetësuese për të gjithë ne. Këto pamje janë të papranueshme dhe diskriminimi nuk ka vend në shkollat tona”, ka shkruar Nagavci.

Nagavci ka thënë se Ministria e Arsimit ka marrë një varg politikash gjithëpërfshirëse për nxënësit e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

“Sivjet për herë të parë do të përkrahim me bursa edhe studentët e këtyre komuniteteve, me synim ata të Fakultetit të Edukimit, në mënyrë që të krijojmë kuadro që do të punojnë në shkollat tona. Është e rëndësishme që këto politika të gjejnë zbatim në të gjitha nivelet dhe në këtë drejtim është po aq i rëndësishëm angazhimi i mësimdhënësve, prindërve, komunitetit dhe mediave e shoqërisë civile”, ka shtuar Nagavci.

Ajo ka thënë ndër të tjera se, për rastin e djeshëm, MAShTI ka dërguar inspektorët, të cilët do ta shqyrtojnë në detaje informatën.

May be an image of 6 people, people sitting, people standing and indoor

“Nga vizita në shkollë u informova se bëhet fjalë për një klasë të mësimit intenziv, ku ka nxënës të moshave dhe klasave të ndryshme, të cilët janë riatdhesuar ose e kanë braktisur mësimin për arsye të ndryshme”, ka thënë Nagavci.

Nagavci ka shtuar se Kosova ka ende shumë punë për të bërë në fushën e gjithëpërfshirjes dhe dhënien e mundësive të barabarta pë të gjithë fëmijët.

Ndryshe, në Pejë, të martën e 17 majit, është kremtuar Festa e Abetares, por, bashkë me bashkëmoshatarët e tyre nga komunat e tjera nuk ishin edhe dhjetë nxënës të pakicave, të cilët u ulën të ndarë.

Edhe Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka kërkuar që dikush të japë përgjegjësi për “segregimin” e fëmijëve të komunitetit rom, ashkalinj, egjiptian në Festën e Abetares në Pejë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika