Nagavci: Do të jemi të gatshëm për bashkëpunim me organizata që të rrisim cilësinë në arsim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim përfaqësues të grupit të fëmijëve, RoR dhe organizatës KYC, për të cilën kërkesat e tyre janë cilësore për nxënësit e Republikës së Kosovës

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit

Gjatë ditës së hënë të 25 korrikut, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim përfaqësues të grupit të fëmijëve, Respect Our Right (RoR) dhe organizatës Kosovar Youth Council (KYC).

Për Nagavcin, nevojat e fëmijëve dhe të rinjëve të vendit tonë në arsim, nuk mund t’i artikulojë askush më mirë se vetë të rinjtë.

“I dëgjova me vëmendje kërkesat e tyre që kishin të bëjnë me mirëqenien dhe ofrimin e arsimit cilësor për ta dhe të gjithë nxënësit e Kosovës, ndërsa biseduam edhe për punën që na pret për të zbutur dëmet e shkaktuara nga pandemia në procesin e mësimnxënies,” ka shkruar Nagavci.

Nagavci ka bërë të ditura edhe disa nga kërkesat e tyre, ku vlerësimi i përformancës së mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave, siguria në shkolla, gjithëpërfshirja dhe përkrahja financiare për nxënësit e sukseshëm dhe për ata me nevoja të veçanta, njohja e punës vullnetare në arsimin e lartë, rritja e numrit të inspektorëve dhe pedagogëve e psikologëve në shkolla, kanë qenë disa nga to.

Ministrja është shprehur tejet e gëzuar për kërkesat e nxënësve.

“Jam e kënaqur që kemi avokues të tillë për të drejtat e nxënësve, e po ashtu për faktin se për shumë nga këto kërkesa tashmë po punohet në MAShTI me përkushtimin më të madh,” është shprehur ajo.

Ndërkaq, Nagavci ka shkruar se do të jenë të gatshëm që të bashkëpunojnë më  organizata si RoR dhe KYC, në mënyrë ta ngrisin cilësinë në arsim dhe të avancojnë të drejtat e garantuara të fëmijëve.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika