Nagavci: Do t’i rishikojmë tekstet shkollore të gjuhës shqipe dhe matematikës

Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se konkursi për inspektorë të arsimit do të hapet gjatë javës së ardhshme.

Përmes një konferencë për media, në të cilën, ka folur për aktivitetet e institucionit gjatë këtij muaji, ajo ka thënë se do të angazhohen inspektorë nga të gjitha komunat.

“Një proces tjetër tejet i rëndësishëm është edhe konkursi për inspektorë, i cili më së largu në javën e ardhshme do të jetë i hapur për pranimin e inspektorëve në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës ”, ka thënë Nagavci.

Ministrja e Arsimit ka folur edhe për procesin e rishikimit të teksteve shkollore, që përfshin klasat nga 1 deri në 9.

Ajo ka thënë se është hapur konkursi në mënyrë elektronike për të angazhuar ekspertë, të cilët do të jenë pjesë e ekipeve.

“Ekipet e ekspertëve të gjuhës shqipe dhe matematikës për klasat 1-9 do të kenë në përbërje ekspertë më profil dhe përgjegjësi nga gjuha shqipe, matematika, pastaj edhe nga aspekti pedagogjik, pra ekspertë pedagogë ose psikologë, si dhe specialistë të barazisë gjinore”, ka thënë ajo./KP

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika