Nagavci: E dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në një çerdhe në Fushë-Kosovë

Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, ka reaguar ndaj videos së dhunës në një çerdhe në Fushë- Kosovë, ku shihen punëtorët e një kopshti duke e tërhequr zvarrë një fëmijë të vogël të moshës 3- vjeçare, ajo këtë akt e ka e dënuar ashpër

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, ka reaguar pas publikimit të disa videove, ku në një kopsht të fëmijëve në Fushë-Kosovë, shihen punëtorët e këtij kopshti duke e tërhequr zvarrë fëmijën e vogël të moshës 3-vjeçare.

“Thellësisht e shqetësuar nga pamjet e publikuara të një çerdheje në Fushë Kosovë. E dënoj ashpër dhunën e ushtruar ndaj një të mituri në këtë institucion parashkollor”, ka shkruar ajo.

“Dhuna është e papranueshme andaj, pres që kushdo që ushtron dhunë të marrë dënimin e merituar”, ka shtuar Nagavci.

Më tej, ministrja ka ngritur dyshime se ky rast mund të jetë fenomen dhe jo rast i izoluar.

“Ajo që është më shqetësuese sipas pamjeve të publikuara, është se nuk bëhet fjalë vetëm për një person por më shumë edukatore të involvuara e që e shton dyshimin se nuk është fenomen i izoluar”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, ajo ka treguar se Inspektorati i Arsimit ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Inspektorati i Arsimit ndodhet në këtë institucion dhe sapo të pranojmë raportin, do të ndërmarrim masa të menjëhershme”, ka theksuar ajo.

Nagavci ka përfunduar duke thënë se “MAShTI, komunat dhe në përgjithësi si institucione kemi obligim të kujdesemi e të sigurohemi për mirëqenien e të gjithë fëmijëve”.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika