Nagavci: Ia kemi ofruar Osmanit 30 nënshkrime, nuk ka pranuar ofertën

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se partia e saj ka propozuar ministrin Glauk Konjufca për kandidat për president dhe ka ofruar 30 nënshkrime edhe për Vjosa Osmanin, por ajo nuk e ka pranuar ofertën.

Nagavci ka theksuar se VV është e gatshme të ofrojë nënshkrime për dy partitë tjera që të mundësohet një garë e rregullt mes kandidatëve dhe të shmangen zgjedhjet e reja.

“Në mungesë të një kandidati konsensual rruga tjetër ka qenë që secili subjekt politik të propozojë nga një kandidatë. Ne e kemi kandidatin tonë dhe tani presim edhe nga subjektet tjera politike që të paraqesin kandidaturat e tyre në mënyrë që përmbushin kriterin kushtetues për të paktën dy kandidatë të cilët do të garojnë për pozitën e presidentit”, ka thënë ajo para mediave.

Ajo ka shtuar se deri tani asnjë subjekt tjetër politik nuk ka dorëzuar kandidaturë zyrtare dhe se VV po mundohet të krijojë mundësinë për një proces kushtetues dhe të drejtë zgjedhor.

“Ju njoftoj që si Lëvizje i kemi ofruar edhe presidentes Vjosa Osmani nënshkrimet për kandidaturën e saj edhe pse nga ajo që dimë asnjë subjekt tjetër politik deri më tani nuk e ka bërë një gjë të tillë dhe madje kemi pasur edhe deklarata e subjekteve politike në këtë rast të PDK, për mos mbështetjen e zonjës Osmani.

Meqenëse zonja Osmani nuk ka pranuar këtë ofertë duke marrë parasysh edhe dinamikat aktuale edhe kohën e shkurtër deri nesër në ora 00:00 për të zgjedhur presidentin, por edhe numrat e subjekteve tjera politike pra që nuk e kanë numrin  e mjaftueshëm të deputetëve për të siguruar 30 nënshkrime për të përmbushur kushtin për nominimin për kandidat ne si VV jemi të gatshëm të ofrojmë nënshkrimet e deputetëve tanë, ne mund të japim 10 nënshkrime për PDK që të kandidojë me një të nominuar për president apo 20 nënshkrime… [pra edhe për dy parti të tjera] në mënyrë që të shmangim edhe një palë zgjedhje”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo ka thënë se secili subjekt duhet të marrë përgjegjësin që të ofrojë kandidaturën, “e para për përmbushjen e kriterit kushtetues dhe për të mundësuar një garë të mirëfilltë  në mes të kandidatëve që garojnë dhe së dyti për të shmangur zgjedhjet e reja”.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika