Nagavci: Ka nxitim për votimin e Ligjit për Specialen dhe tendencë për eskalim

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kritikuar situatën e krijuar gjatë protestave para Kuvendit të Kosovës, duke thënë se e drejta e protestës dhe e fjalës së lirë nuk duhet të cenojë të drejtat e të tjerëve.

Duke folur në TV Dukagjini, Nagavci ka thënë se askush nuk ka të drejtë të pengojë lëvizjen e qytetarëve apo të sulmojë deputetët.

Ajo ka thënë se edhe protestuesit, edhe ata që, sipas saj, po i nxisin protestat, e dinë se debati për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është dashur të zhvillohej më herët.

“Kjo që po e shohim aktualisht është e papranueshme, e kontestuar të drejtën e protestës, fjalës së lirë. Askush nuk ka të drejtë ta pengoj të tjetrin, të drejtën e lëvizjes, të fjalës e aq më shumë të sulmojë deputetët. Jemi të vetëdijshëm, edhe ata që janë jashtë, edhe një pjesë e atyre që po nxisin protestat që ky debat në mënyrën përmbajtjesore do të duhej të kishte ndodhur në verën e vitit 20215, në gusht të vitit 2015, e jo në shtator të vitit 2026…

Ajo që vihet re është se ka një nxitim si atëherë edhe sot. Tash më shumë që të votohet me shpejtësi, me presion dhe me tendencë për të eskaluar situatën. Në seancën e parë kur kaloi projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara u mbajt pikërisht se ekzistonte vullneti dhe ishin nënshkrimet e deputetëve të LVV”, ka deklaruar Nagaavci.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika