Nagavci: Ministria e Arsimit ka shënuar performancë shumë më të mirë se viteve të tjera

Për progresin e lartë të treguar nga MASHTI, Nagavci ka thënë se është rezultat i transparencës dhe llogaridhënies

Ministrja e MASHTI-it, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se këtë vit, Ministria e Arsimit ka shënuar performancë më të mirë sesa vitet e tjera, rezultat që sipas saj ka ardhur nga vëmendja kushtuar transparencës dhe llogaridhënies.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka thënë se progresi i lartë i treguar në zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit, është një tregues se arsimi po vazhdon të zhvillohet.

Raporti i auditimit për MASHTI ndër vite (2017-2021), bazuar në zbatueshmërinë e rekomandimeve, forma grafike

“Me transparencë, llogaridhënie e punë, i sigurojmë qytetarët tanë se paratë e tyre si taksapagues do t’u kthehen në shërbime cilësore në arsim, segment ky që siguron zhvillimin e vendit dhe të ardhme më të mirë për fëmijët tanë”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e saj në Facebook.

 

Postimi i Nagavcit në Facebook

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika