Nagavci: Ne po kërkojmë marrëveshje për ta shmangur krizën, opozita po do zgjedhje

Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci ka reaguar pas debateve të ashpra që i pati sot në Kuvend me deputetë të opozitës, kryesisht me Ganimete Musliun.
Teksa ka publikuar një video nga ky debat, Nagavci ka thënë se opozita po i ka dy standarde.

“Ajo që ndodhi sot në Kuvend, me zhurmën dhe pengimin e opozitës, shpjegohet me dy gjëra: Opozita e dërgoi vendin në zgjedhje në qershor duke thënë: “E keni konstituuar Kuvendin, e keni formuar Qeverinë, tash mos kërkoni nga ne të bëjmë marrëveshje për Presidentin. Është dashur që fillimisht të merremi vesh për Presidentin.” Tash, kur ne po themi të merremi vesh për Presidentin, ta konstituojmë Kuvendin dhe ta formojmë Qeverinë, opozita po thotë: “Jo, nuk duam.””, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka thënë se ata mund ta konstituojnë Kuvendin dhe Qeverinë edhe pa opozitën, por që sipas saj po duan që të merren mesh për Presidentin.

“Opozita, ndërkaq, po do që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi, të nisë të rrjedhë afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit dhe, në fund, të shkojmë përsëri në zgjedhje. Pra, ne po kërkojmë marrëveshje për ta shmangur krizën, ndërsa opozita po refuzon marrëveshjen sepse po do zgjedhje”, ka shkruar Nagavci.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika