Nagavci nga Lugina e Preshevës: Për herë të parë vitin e kaluar kemi dërguar libra në gjuhën shqipe

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka vizituar Luginën e Preshevës dhe ka potencuar se në kuadër të mbështetjes së Qeverisë për qytetarët e kësaj zone janë shumë projekte në fushën e arsimit

Minsitrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se gjatë kësaj të hëne ka vizituar Preshevën dhe me kryetarin e Komisionit parlamentar për arsim, Ardian Gola, këshilltaren e kryeministrit Ardita Sinani, këshilltarin e zëvëndëskryeministrit Fatmir Curri si dhe Kryetarin në Detyrë të KKSH, Ragmi Mustafi kanë zhvilluar vizita në disa institucione edukativo-arsimore e organizata të shoqërisë civile.

“Në shkollën fillore “Abdullah Krashnica” në Miratoc pamë nga afër punën e mësimdhënësve dhe nxënësve të kësaj shkolle e cila njihet si ndër më të sukseshmet në këtë pjesë. Diskutuam për financimin e projekteve për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe shtimin e bashkëpunimit në të ardhmen”, ka shkruar ministrja Nagavci.

Nagvci ka njoftuar se ka vizituar dhe Entin parashkollor “8 Marsi” në Preshevë ku kanë pritur nga drejtoria, edukatoret dhe fëmijët e këtij institucioni.

“Gjithashtu morëm pjesë në promovimin e librit për fëmijë “Magjia e jastëkut me zile” me autore Afërdita Salihu si dhe qëndruam në OJQ “Drejtoria për konkluzionin e personave me aftësi të kufizuara” ku u njoftuam nga afër me punën dhe aktivitetet e tyre. Me këtë rast, takuam 20 asistentë të angazhuar për fëmijë me nevoja të veçanta dhe pamë nga afër angazhimin e tyre me këta fëmijë.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes për realizimin e të drejtave dhe nevojave të qytetarëve në Luginën e Preshevës”, ka shtuar Nagavci.

Minsitrja e Arsimit, Arbërie Nagvci

Mes tjerash Nagavci ka theksuar se ka ndarë mjete financiare që kanë synim promovimin e interesave të shqiptarëve në Luginë si dhe parandalimin e shpopullimit të vendit.

Ministrja e Arsimit ka potencuar se në kuadër të mbështetjes së Qeverisë për qytetarët e Luginës së Preshevës janë shumë projekte të përkrahura në fushën e arsimit.

“78 grante për projekte në vlerën totale mbi 1 milionë euro dhe përkrahje financiare me bursë për studentët, ku 107 të rinj e të reja do të përfitojnë bursë vjetore në shumë prej 1.000 euro, në vlerën totale prej 107 mijë euro”.

Mes tjerash ajo njoftoi se “për herë të parë vitin e kaluar kemi dërguar libra në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës së Preshevës, në vlerën prej 255 mijë eurove, në muajt qershor dhe tetor, Qeveria ka ndarë gjithsej 85 mijë euro të tjera shtesë për këto libra, bursa për studentë në vlerë 107,000.00 euro, paisja me libra për parashkollor në vlerë 8,778.00 euro, shkollat sportive në vlerë :(në futboll, basketboll, boks, karate, volejboll, atletikë, etj.) 157,500.00 euro”.

“Lugina ka nevojë për më shumë, andaj do vazhdojmë angazhimin që brenda kapaciteteve tona, të bëjmë më shumë për ta”, ka thënë tutje ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Shija e redaktorit

Libraria “Dukagjini” fiton çmimin FIDES 2022 për kontributin korporativ

Libraria "Dukagjini" ka marrë të mërkurën e 18 janarit çmimin FIDES 2022 për kontribut korporativ. Ky çmim librarisë "Dukagjini", ju dha për kontributin e vazhdushëm...

Libraria Dukagjini vjen me “BookFest” në Albi Mall

Libraria “Dukagjini” dhe “Albi Mall” kanë bashkuar forcat për një superfestë të librit, me shumë aktivitete e superatmosferë. Për dhjetë ditë me BookFest-in e librarisë...

Arti dhe kultura janë letërnjoftim nacional

Selman Jusufi, i cili ka studiuar Artin dramatik në Universitetin e Prishtinës, nga viti 1973 deri më 1985, ka qenë i angazhuar në Teatrin...

Më të lexuarat

KFOR-i: Ushtria serbe s’ka nevojë për autorizim për të lëvizur...

KFOR-i ka reaguar lidhur me vizitën e ministrit serb të Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë, në bazën ushtarake...

Lajçak ‘befason” thotë se me Kurtin kanë rënë dakord që...

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak, ka njoftuar nëpërmjet rrjetit të tij social se është në Kosovë, për të...

Barrikadat, KFOR-i paralajmëron ndërhyrje nëse ato nuk largohen

Efikasiteti i këtyre mjeteve të rënda të KFOR-it është testuar hiç më larg se dy ditë më parë. Ushtrimet e 19 dhjetorit i kanë mundësuar...

Të fundit nga rubrika