Nagavci paralajmëron rekrutimin e 20 inspektorëve të rinj
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjsië dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka paralajmëruar për rekrutimin e 20 inspektorëve të rinj pas votimit të komisionit intervistues në mbledhjen e 99-të të Qeverisë së Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka thënë se deri tani, Inspektorati i Arsimit ka funksionuar me kapacitete shumë të limituara, duke numëruar vetëm […]





Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjsië dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka paralajmëruar për rekrutimin e 20 inspektorëve të rinj pas votimit të komisionit intervistues në mbledhjen e 99-të të Qeverisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Nagavci ka thënë se deri tani, Inspektorati i Arsimit ka funksionuar me kapacitete shumë të limituara, duke numëruar vetëm 30 inspektorë të cilët mbulojnë tërë Republikën e Kosovës.
“Fokusi ynë është që rekrutimi të bëhet sipas 7 fushave të kurrikulës arsimore, duke plotësuar vendet e lira me kuadrin që e kemi në mungesë. Edhe për vitin e ardhshëm kemi planifikuar të pranojmë 20 inspektorë të tjerë të arsimit”, ka shkruar Nagavci.
Krahas kësaj, ajo ka bërë të ditur se me rritjen e numrit të tyre, synon të rrisë cilësinë në arsim, të jetë më afër problemeve në shkolla, të mundësohet monitorimi dhe inspektimi i tyre si dhe të vlerësohet performanca e mësimdhënësve, drejtorëve dhe zëvëndësdrejtorëve e njëherit, edhe performanca e shkollës.




















