Nagavci për nënshkrimet e LDK-së: Nuk i janë oruar as Kurtit as mua

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka folur para fillimit të seancës së jashtëzakonshme në Kuvend, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të procesit për zgjedhjen e presidentes dhe duke u bërë thirrje deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në këtë proces.

Nagavci përmendi edhe rastin e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku ky i fundit i prezantoi nënshkrimet mbrëmë.

Ajo ka deklaruar se nënshkrimet nuk i janë ofruar as kryeministrit Kurti por as vetë asaj.

“Ajo tha se atëherë, jemi sot këtu për të vazhduar procesin e filluar dje me zgjedhjen e presidentit, presidentes së vendit. Besoj që në Kuvendin e Kosovës po fillon tani vazhdimi i seancës. Në fakt u bëj edhe një thirrje opozitës. Jemi dëshmitarë që edhe deputetët e opozitës janë shumica prej tyre edhe këtu në Kuvend, iftoj që të vijnë në sallë e të bëhen pjesë e këtij procesi të rëndësishëm dhe t’i ofrojnë vendit presidenten e të vazhdojmë tutje punën duke shmangur edhe një palë zgjedhje të reja. Tani, ne kemi parë dje edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës që prezantoi nja dhjetë nënshkrime, ndonëse pa një emër specifik. Por e vërteta është se ato nënshkrime, me sa jam në dijeni, nuk i janë ofruar as kryeministrit Kurti, as mua si shefe e grupit parlamentar, në mënyrë që t’i bashkëngjisim nënshkrimet e deputetëve tanë, dhe nuk ka asnjë lëvizje përtej një deklarate që pamë. Ne jemi në Kuvend, siç e thashë edhe dje, presim të gjithë deputetët që të vijnë në sallë e të përmbyllim procesin e zgjedhjes së presidentes”, tha ajo.

Duke iu përgjigjur akuzave për shkelje të Kushtetutës, ajo tha se e rëndësishme është që të gjindet zgjidhje.

“Tani ne jemi deputetë të zgjedhur, kemi mandat politik të marrim vendime të cilat konsiderojmë që janë në interes dhe në të drejtë të qytetarëve. Sikurse e përmenda edhe dje, seanca është ftuar me 40 nënshkrime. Në seancë kemi qenë 62 deputetë dhe kemi filluar seancën, ndërkohë që procesi i votimit me votë të fshehtë është mundësi që deri në përmbyllje të procesit mund të marrin pjesë të gjithë deputetët që janë të interesuar dhe duhet të votojnë. Në këtë pikë, në momentin që u pa që nuk janë 80 vota në kuti, e dimë që kryetarja ndërpreu seancën për të vazhduar sot, dhe sot presim që të vijnë deputetët. Konsideroj që përtej fajësimit ose hedhjes së akuzave, e rëndësishme është që të gjejmë zgjidhje edhe të zgjedhim presidenten e vendit”, u shpreh ajo.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika