Nagavci për protestën e nxënësve: Shqetësimi i tyre për gjendjen në arsim është plotësisht legjitim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se shqetësimi i shprehur nga nxënësit për gjendjen në arsim është plotësisht legjitim dhe se ata kanë të drejtë dhe meritojnë të kenë edukim cilësor, kushte të mira të punës, ambiente të sigurta e mundësi të barabarta

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Pas marshit të mbajtur në Prishtinë me moton “S’po shkohet në shkollë”, ku u kërkuan të ketë kushte më të mira të mësimit, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se shqetësimi i shprehur nga nxënësit për gjendjen në arsim është plotësisht legjitim.

Ajo, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka theksuar se MASHT-i, është duke punuar për përmirësimin në arsim.

“Ndajmë shqetësimin plotësisht legjitim të shprehur nga nxënësit për gjendjen në sistemin e arsimit, ata kanë të drejtë dhe meritojnë të kenë edukim cilësor, kushte të mira të punës, ambiente të sigurta e mundësi të barabarta. Puna ime dhe angazhimi ditor në Ministrinë tonë ka në qendër të vëmendjes përmirësimin e cilësisë, që përpos përkushtimit kërkon edhe kohë dhe durim”, ka shkruar ajo.

Protesta e nxënësve në Prishtinë.

Po ashtu, ministrja Nagavci, teksa i ka renditur disa nga vendimet dhe punët e kryera gjatë një viti qeverisjeje, ka thënë se dikasteri që ajo udhëheq ka punuar në përmirësimin e infrastrukturës ligjore, kushteve në shkolla dhe procesit mësimor.

“Rritja e buxhetit për arsim për 12%, për vitin 2022, ndarja e tre milionë e 500 mijë eurove për institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional për përmirësimin e praktikës profesionale dhe sigurimin aksidental të nxënësve gjatë punës praktike”.

“Themelimi i pesë qendrave të karrierës, tri të tjera janë në proces, hartimi i PSAK 2022-2026 si dokument orientues për zhvillimin e arsimit në proces të finalizimit (që përfshin investime domethënëse në infrastrukturë, digjitalizim dhe në cilësinë e arsimit”.

Në kronologjinë e punëve, ajo ka shtuar edhe ndryshimin e formulës së financimit për arsimin parauniversitar.

Po ashtu, ka theksuar planifikimin që secila klasë në Kosovë të ketë së paku një kompjuter dhe projektor, brenda pesë vitesh.

Protesta e nxënësve në Prishtinë.

Ndërkaq, ka përmendur edhe mbështetjen e mësimdhënësve në zhvillim profesional, trajnimin dhe licensimin e mësimdhënësve e të tjera.

Ndryshe, të martën e 19 prillit, me pankarta në duar si “mos ma ceno dijen”, “respektomi të drejtat”, “ku janë psikologët”, një numër nxënësish kanë protestuar në Prishtinë, me thirrjet “S’po shkohet në shkollë”, duke kërkuar cilësi, barazi e siguri në arsim.

Sipas Denis Krasniqit, përfaqësues i Këshillit të Nxënësve të Kosovës, arsyeja e kësaj motoje ishte “injorimi” i të drejtave të tyre.

“Por për fat të keq s’po shkohet në shkollë. Shkolla ka dështuar të na ofrojë arsim cilësor, njohuri, mirëqenie e barazi. Shkolla injoron të drejtat tona. Çdo vendim merret për ne, pa ne. Kur i kërkojmë të drejtat tona, na thyejnë, e na ngacmojnë, e prandaj s’po shkohet ne shkollë. Kur ne ankohemi, ata na kërcënojnë ‘hajt se e sheh në fund të vitit”, është shprehur ai.

Në anën tjetër, disa nga nxënësit kanë mbajtur fjalim para Teatrit Kombëtar, ku i kanë shprehur të gjitha nevojat e tyre.

Fjalimi i njërit nga nxënësit protestues

“S’kemi dritë, ajër të mjaftueshëm, s’kemi siguri në klasë, oborr dhe rrugë. Në shkollë s’kemi as psikologë, as shkollë emergjente, as kuti të emergjencës, s’kemi kabinete për praktikë, as salla të edukatës fizike. Në vend të krejt këtyre kemi substanca narkotike dhe duhan. ‘S’po shkohet në shkollë’”, është shprehur njëri nga nxënësit protestues.

Ndëkohë, protesta të ngashme janë planifikuar edhe në komunat e tjera të Kosovës, të organizuara nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika