Nagavci: Pjesëmarrje e ulët e nxënësve në kompensimin e orëve të humbura

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se pjesëmarrja e nxënësve në kompensimin e orëve të humbura është e ulët. Ndër të tjera, ajo ka theksuar se buxheti për arsimin për vitin e ardhshëm do të jetë mbi 80 milionë euro dhe se ky buxhet do të shfrytëzohet edhe për ndërtimin e shkollave dhe çerdheve të reja

Ministrja e MASHTI-it, Arbërie Nagavci





Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, të martën gjatë raportimit në Komisionin për Arsim, ka thënë se pjesëmarrja e nxënësve në kompensimin e orëve të humbura është e ulët.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci ka thënë se shumë shpejt do të miratohet Projektligji për arsimin e lartë në Qeveri dhe më pastaj do të procedohet në Kuvend.

Përmes tij, sipas ministres Nagavci do të rregullohen kriteret për themelimin e institucioneve për arsimin e lartë dhe emërimet akademike, raporton kp.

Ajo ka theksuar gatishmërinë e Ministrisë së Arsimit për shqyrtimin e rasteve të plagjiaturës në arsimin e lartë duke thënë se trajtimi i denoncimeve të këtij lloji nga organet përkatëse është sfidues.

Nga ana tjetër, ajo tha se buxheti për arsimin për vitin e ardhshëm do të jetë mbi 80 milionë euro dhe se ky buxhet se do të shfrytëzohet edhe për ndërtimin e shkollave dhe çerdheve të reja.

Të enjten e 13 tetorit, Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBAShK) ka kundërshtuar vendimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës të shtunave, duke thënë se është vendim që është marrë me nxitim nga Ministria e Arsimit.

Sipas SBAShK-ut, ky vendim nuk respekton Kontratën Kolektive dhe është një ngarkesë për nxënësit, sepse në fundjavë kanë edhe aktivitete të tjera.

“Ministrja Nagavci solli vendim te njëanshëm dhe ne themi publikisht qe të shtunën nuk do të kompensohen orët e humbura”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, të mërkurën e 12 tetorit, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i ka kthyer përgjigje kërkesës së kryetarëve të komunave lidhur me formën dhe mënyrën e kompensimit të orëve të humbura mësimore gjatë ditëve të grevës së punonjësve arsimorë në Kosovë.

Përkundër që ata kanë propozuar një mënyrë të re të zëvendësimit të orëve, Nagavci ka thënë se mësimi vazhdon të mbahet sipas kalendarit të MASHTI-t të cilin e kanë publikuar ditë më parë.

Ministrja Nagavci, ndër të tjera, ka thënë se është e pamundur që të kompensohen 22 ditët e humbura duke shtuar nga një orë mësimore në ditë, sepse sipas saj do të shtohej një barrë shtesë për fëmijët.

“Sa i përket propozimit tuaj që kompensimi i 22 ditëve të humbura të bëhet duke shtuar nga 5 orë brenda javës për çdo nxënës, ju njoftojmë se praktikisht dhe teknikisht është e pamundur të realizohet një gjë e tillë, si nga aspekti pedagogjik, ashtu edhe ai logjistik. Në këtë mënyrë, do të zgjatej dita e punës në shkolla, gjë që do të shkaktonte çrregullime në shkollat që punojnë në dy ndërrime, si dhe do të shkaktohej një barrë shtesë psikologjike e emocionale për fëmijët”, thuhet në njoftimin e AKK në Facebook.

Sipas njoftimit, më 7 tetor, kryetarët e komunave i drejtuan një kërkesë ministres Nagavci lidhur me formën dhe mënyrën e kompensimit të orëve të humbura gjatë grevës, të cilët kanë thënë se kompensimi i orëve të humbura të mësimit nuk duhet të bëhet në fundjavë, sepse do të krijonte ngarkesë te fëmijët.

Ndryshe, më 4 tetor, ministrja Nagavci ka bërë të ditur se Ministria e Arsimit ka nxjerrë vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor 2022-2023, vendim sipas të cilit parashihet se ditët e humbura përgjatë grevës në arsim do të kompensohen të shtunave deri në janar të vitit 2023.




Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika