Nagavci thotë se kontestimi i konstituimit të Kuvendit në Kushtetuese po na çon drejt bllokadës

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka komentuar tërheqjen e kandidaturës së profesor Bekim Sejdiut nga posti i presidentit, si dhe dërgimin e lëndëve të reja në Gjykatën Kushtetuese nga subjektet opozitare.

Lidhur me tërheqjen e Sejdiut, Nagavci u shpreh se është me të vërtetë për keqardhje që personaliteteve të shquara po u pamundësohet kontributi për shkak të interesave partiake.

“Sa i përket çështjeve të tjera, si Lëvizje, në raport me tërheqjen e profesor Bekim Sejdiut prej postit, kemi pasur një deklaratë publike, një qëndrim. E dini është vërtet për të ardhur keq që personalitete të shquara, të cilat janë në gjendje të japin kontributin e tyre për vendin, t’ju pamundësohet një gjë e tillë përtej inateve kryesisht partiake apo të grupeve të ndryshme të interesit. Si Lëvizje, natyrisht se jemi tejet të interesuar që sa më parë të kemi edhe pozitën e presidentit me një president/presidente që do të kryejë këtë detyrë dhe natyrisht çfarë është në mandatin tonë do të vazhdojmë ta bëjmë”, tha Nagavci.

Duke u ndalur te çështja e lëndëve të dërguara në Gjykatën Kushtetuese, deputetja e LVV-së e kritikoi qasjen e subjekteve politike që po shkaktojnë vonesa, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të krijuar bllokada të reja.

“Besoj që kjo është një hap tjetër për të na dërguar prej një bllokade në një bllokadë. Është e qartë që Kuvendi do të duhet të konstituohej sa më parë që ishte e mundur, e po ashtu edhe votimi i qeverisë. Ndërkohë që kemi një qëndrim të një partie e cila, siç jemi dëshmitarë të gjithë, çdo ditë insiston se duhet të konstituohet Kuvendi, dhe në momentin kur kjo arrihet, e gjen të tillë një vegëz për të bllokuar edhe njëherë vendin. Nuk mendoj që kjo është në interes të vendit edhe kjo qasje është e gabuar”, tha tutje ajo./EO

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika