Nagavci u bën thirrje PDK-së dhe LDK-së të marrin pjesë në seancën e së dielës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, u ka bërë thirrje deputetëve të PDK-së dhe LDK-së që të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, të dielën në orën 10:00.

Nagavci tha se deputetët duhet të jenë të pranishëm në sallë dhe të bëjnë propozimet e tyre për nënkryetarë të Kuvendit.

Ajo i bëri thirrje veçanërisht LDK-së që të marrë pjesë në votimin e kandidatit të saj për nënkryetar.

“Edhe një herë shfrytëzojmë këtë mundësi që të bëjmë thirrje që ditën e diel, në ora 10:00, ashtu siç e ftoi vazhdimin e seancës kryetarja e Kuvendit, të jenë të pranishëm në sallë dhe të bëjnë propozimet e tyre, gjegjësisht LDK-ja të marrë pjesë në votimin e kandidatit të tyre për nënkryetar”, tha Nagavci.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika