Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar se partia e saj ka ndërmarrë hapa konkretë për të shmangur mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Duke folur para mediave, ajo theksoi se si subjekt fitues, Vetëvendosje ka paraqitur disa propozime dhe ka zhvilluar takime të vazhdueshme me partitë e tjera politike.
Nagavci shtoi se këto përpjekje kanë krijuar hapësirë edhe për subjektet e tjera, përkatësisht Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, që të japin propozimet e tyre për të gjetur një zgjidhje dhe për të shmangur krizën politike.