Naim Mahmutaj, përfaqësuesi i kompanive të betonit kundër rritjes se çmimit të betonit, ka thënë se rritja e çmimit të çimentos është e pajustifikuar për të dhe protestuese, pasi për herë të tretë brenda viti është duke u rritur çmimi i çimentos.

Mahmutaj ka argumentuar se pse është e pajustifikushme kjo rritje, duke theksuar se “nuk ka pasur ngritje të çmimit për energjinë elektrike gjatë kësaj periudha, dhe çimento nuk importohet, por është brenda Kosovës”.

“Çmimi i çimentos është 29 euro e 80 centë për një ton dhe duke krahasuar me sa është rritur brenda një viti del se është 58. 27 për qind. Kjo është një rritje enorme dhe e papërballueshme”, ka thënë Mahmutaj në emisionin FIVE në RTV Dukagjini.

Sipas tij, kompanitë për shtrenjtimin e çmimit të çimentos ishin paralajmëruar me 3 gusht të viti 2022, dhe pas pesë ditësh është ngritur çmimi.

“Elementi kryesor i ndërtimi është betoni, dhe kjo do ta rrisë koston e ndërtimi të objekteve dhe si rrjedhojë do ta prekë direkt xhepin e konsumatorit”, ka shtuar ai.

Sipas tij, kompanitë e ndërtimit kanë paralajmëruar se nëse vazhdon kështu që të rriten çmimet 3 herë brenda viti, rrezikojnë që të ndalen ndërtimet.