Naim Murseli përfundon dëshminë, e mohon versionin e dhënë në polici
Naim Murseli, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, e ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Për “Dukagjinin”, avokatja e Murselit ka thënë se klienti i tij e ka mohuar në tërësi versionin e ngjarjes gjatë intervistimit në polici. Sipa saj, Naim Murseli e ka mohuar implikimin në […]
Naim Murseli, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, e ka përfunduar dëshminë e tij në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Për “Dukagjinin”, avokatja e Murselit ka thënë se klienti i tij e ka mohuar në tërësi versionin e ngjarjes gjatë intervistimit në polici.
Sipa saj, Naim Murseli e ka mohuar implikimin në vrasjen e Liridona Ademajt.
“Dëshmia e të pandehurit Naim Murseli ka mbaruar, me sot është kry deklarimi i tij pranë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i cili në tërësi e ka mohuar versionin e dhënë gjatë intervisitimit në polici. Deklarata e tij ka qenë e dhënë në detaje në shpjegimin e ngjarjes e ka mohuar implikimin e tij në këtë rast. Informatat të cilat janë publikuar lidhje me raportet e tendosura në mes të bashkëshortëve lidhur me besnikërinë e tyre i pandehuri në tërësi i ka mohuar. Prokuroria vazhdon me grumbullimin e provave të mëtutjeshme”, tha ajo.















