Napoli mposht Juventusin, Zhegrova aktivizohet në minutat e fundit

Kampioni i Italisë, Napoli, e ka fituar derbin e Italisë ndaj Juventusit, duke triumfuar me rezultat 2:1 në kuadër të xhiros së 14-të të Serie A.

Dy golat e fitores për Napolin i realizoi sulmuesi danez, Rasmus Hojlund, i cili shënoi në minutën e 7-të për epërsinë 1:0 dhe më pas në minutën e 78-të për rezultatin përfundimtar 2:1.

Golin e vetëm për Juventusin e shënoi turku Kenan Yildiz. Sulmuesi i krahut, Edon Zhegrova, u aktivizua në minutën e 82-të, duke u përpjekur për të ndryshuar fatin e ndeshjes, por pa arritur të shpëtojë skuadrën e tij nga humbja.

Te Napoli, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, luajti deri në fund të ndeshjes, duke ndihmuar skuadrën e tij të ruajë avantazhin.

Me këtë fitore, Napoli ngjitet në krye të tabelës me 31 pikë, duke kaluar Interin, që ndodhet në vendin e dytë me 30 pikë, ndërsa Milani renditet i treti me 28 pikë.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika